Subscribe

Rikthehen protestat e banorëve të “5 Majit” dhe Laprakës, shtëpitë e të cilëve preken nga projekti i rindërtimit dhe ai i unazës së madhe.

 

Pa një kontratë të re, – thanë banorët, asnjë firmë kontraktore nuk do të nisë ndërtimin në pronat e tyre.

 

Ata kërkuan gjithashtu një takim me kryebashkiakun Erion Veliaj.

 

Ne kemi kërkuar takim me kryetarin e Bashkisë. Asnjë banor që iu është pritur shtëpia, apo ata që presin, nuk është bërë asnjë marrëveshje me bashkinë. Të vetmet marrëveshje që janë bërë janë ato të tetorit, të cilët janë zhgënjyer dhe i janë bashkuar protestës tonë. Në kundërshtim me ligjin, Bashkia e Tiranës ka prishur shtëpitë. Ne jemi drejtuar këtu për të gjetur një zgjidhje

 

Disa prej banorëve që po protestonin para bashkisë, thanë se nuk kanë firmosur as marrëveshjen për bonusin e qirasë.

 

Ne kemi ardhur për të pyetur ose për të marrë sqarim se ka 3 muaj që kemi bërë kërkesë për takim me bashkinë. Ne kemi çuar me emra njerëzit që kanë firmosur. Pse nuk na kthejnë përgjigje kur na takojnë, përse nuk na zgjidhin problemin? Me cfarë të drejte arreston banorët që sillen në mënyrë monstruoze. Pasi shemben shtëpitë thonë eja firmos për bonus qiraje. Këta ndërpresin ujin dritat dhe nuk kanë asnjë urdhër prishje, me VKM këta të na japin bonusin e qerasë skam përse të firmos

 

Banorët e “5 Majit” dhe zonës së Laprakës njoftuan se do ta përshkallëzojnë protestën  në ditët në vijim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *