Problematikat e termetit te dy viteve me pare ende nuk jane mbyllur per shume banore.

 

Ne Durres, qytetaret e pallatit 903 kane protestuar para bashkise. Ata kerkuan te njihen me projektin per riforcimin e pallatit te tyre, pasi punimet nisen dhe u pezulluan pa dhene shpjegime.

 

Banoret kerkojne që ekspertët të rivlerësojnë edhe njëherë gjendjen e dëmtimeve të pallatit, pasi sipas dokumentave që ata disponojnë, struktura e godinës nuk i përgjigjet kërkesave sizmike.

 

Ata shprehen se asnjë përgjigje nuk eshte dhene nga bashkia ndaj kerkojne qe edhe inxhinjeret te rishohin projektin per te evidentuar gjendjen reale te objektit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *