Një grup banorësh të fshatit Hot i Ri në Shkoder protestuan përpara zyrave të OSHEE. Ata kërkuan zgjidhje pasi prej kohësh po përballen me shkëputje të here pas hershme të energjisë elektrike.
Banorët thanë se luhatjet e energjisë kane bërë që t’u digjen pajisjet elektroshtëpiake. Banorët paralajmëruan përshkallëzim të protestës nëse nuk zgjidhet kjo çështje.
Në fshatin Hot i Ri të njësisë administrative Rrethina janë rreth 500 familje që përballen me këtë problem.