Subscribe

Dhjetëra aktivistë dhe qytetarë protestuan para ambasadës serbe në Tiranë, në mbështetje të Kosovës pas tensioneve në veri.

 

Me flamuj dhe simbole kombëtare në duar, qytetarët kërkuan që Beogradi të heqë dorë nga përpjekjet për të dërguar trupat ushtarake në veri të Kosovës.

 

Ata bënë thirrje gjithashtu që t’i jepet fund provokimeve ndaj shqiptarëve.

 

“Jemi komb i vjetër në europë nuk jemi komb i ardhur. Lufta ju ka kushtuar shtrenjtë edhe ju të pa besë, të pa udhë. Lufta do tu kushtojë edhe më shumë po e vazhduat”.

 

“Në Kosovën e veriut po fryn era luftë. Qëndrimi i qeverise serbe dhe i presidentit Vucic ështe nje qëndrim agresor.”

 

“Në Serbi vdes vetëm po të kesh një tabu Adem Jasharin, Gjergj Kastriotin, Isa Buletinin”

 

Më pas protestuesit u zhvendosën përpara Kryeministrisë ku kërkuan që Shqipëria të tërhiqet nga Ballkani i Hapur me argumentin se i shërben Serbisë.

 

LURIAN MEMA

 

NËNKRYETARI I PARTISË LËVIZJA E LEGALITETIT 

 

“Kryeministri jonë kërkon që ta ktheje shqipërinë në një han me porta pafund nëpërmjet një Ballkani të Hapur, i cili është i vështirë për të ndodhur nëse nuk ka një njohje të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë. Me nismat që ka marrë ka treguar që nuk është përkrahës sic duhet i Kosovës”.

 

Pjesëmarrësit paralajmëruan protesta të tjera në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *