E premte, 25 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protestë pa kapsolla e molotov, opozita ndërron skenar

Opozita  “rrethoi” për herë të nëntë Kryeministrinë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

 

Me thirrjet “Rama Ik” protestuesit  mbushen bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa nuk janë evituar edhe tensionet  e vogla mes protestuesve edhe pse ka pasur një pjesëmarrje masive të grave e fëmijëve.

 

Reklamë

Por pavarësisht se një grup I vogël protestuesish kanë tentuar të futen në Kryeministri ata nuk janë lejuar nga të rinjtë e FRPD, të cilët kanë bërë thirrje për evitim të dhunës.

 

Në protestën e nëntë kombëtare, opozita ka ndryshuar skenar pasi nuk ka përdorur molotovë e lëndë plasëse.

 

Protesta e kësaj të premteje, eshte fokusuar vetëm tek simbolika dhe mesazhet politike kundër qeverisë.

 

Pasi foli per me shume se 60 minuta para kryeministrise, Basha i ftoi protestuesit te marshonin drejt parlamentit.

 

Edhe ne nje moment te vogel tensioni para kuvendit u mbyll shpejt kur dy protestues paten nje moment sherri me njeri-tjetrin.

 

Me pas sipas tradites, protestuesit ndoqen Lulzim Bashen per te shkuar tek selia e PD.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë