E shtunë, 17 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protestë pa fjalime! Sali Berisha i bashkohet protestuesve para kryeministrisë

Ka nisur protesta e Partisë Demokratike këtë të diel përpara kryeministrisë.

Në pamjet e siguruara nga Vizion Plus, kreu i PD-së Sali Berisha ka mbërritur përpara Kryeministrisë, ku janë mbledhur edhe protestuesit.

Reklamë

Ajo që dihet deri tani është se protesta e sotme nuk do të ketë fjalime.

Protesta mbahet në një datë të rëndësishme për Partinë Demokratike, pasi më 22 mars të vitit 1992 shqiptarët për herë të parë votuan një parti opozitare për t’i qeverisur.

Reklamë

Përgjatë muajve të fundit, opozita ka zhvilluar 5 protesta kombëtare para godinës së Kryeministrisë dhe 1 para Parlamentit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë