Subscribe

Largimi i shqiptarëve nga vendi, situata ekonomike dhe korrupsioni janë motivet për të cilat opozita do të protestojë të shtunën kundër qeverisë Rama.

 

 

Gjatë një takimi me frontin për shpëtimin kombeëta, Sali Berisha akuzoi qeverinë se përgjatë 9 viteve ka dështuar tu sigurojë qytetarëve një jetë më të mirë, duke i detyruar ata të largohen nga vendi

 

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

 

“Jemi në një moment kur njësoj si në ‘90-ën kemi pushtuar lajmet si populli i gomoneve dhe zhvillohet një dramë shekspiriane në kanalin e La Manshit ku mijëra shqiptarë largohen për shkak të qëndrimeve, politikave jo humane e antishqiptare të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.”

 

 

Sipas Berishës, korrupsioni i qeverisë është arsyeja kryesore pse pagat e pensionet nuk janë rritur dhe qytetarët e kanë të veshtirë të përballen me çmimet e larta. Ndaj në këtë situatë Berisha ftoi shqiptarët t’i bashkohen protestës së 12 nëntorit.

 

 

“Në këto kushte është e vonuar protesta e 12 nëntorit dhe unë kam bindjen më të thellë se vetëm me protesta ne duhet të flasim me këtë qeveri. Kjo gjuhë tjetër nuk njeh, nuk merr vesh, ndaj dhe është thirrur protesta e 12 nëntorit, për të çelë siparin e një përballje të vërtetë me këta qeveritarë të cilët nuk kanë të ndalur. “

 

 

Më herët gjatë mbledhjes së grupit parlamentar ku u diskutua projekt-buxheti dhe paketa fiskale, Berisha deklaroi se fatura e korrupsionit të qeverisë në 7 vite është 8.2 miliardë euro.

 

 

“Ju garantoj se ky buxhet është një fatkeqësi e re tjetër se prapa çdo zëri të madh qëndron një vjedhje e madhe. Këta nuk kanë të ndalur”

 

 

 

Diskutimi i projekt-buxhetit e paketës fiskale nis nesër në Parlament, dhe për shkak të rëndësisë diskutimet do të zgjasin dy ditë.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *