E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Proteste në rrugën e Kombit

Me pankarta në duar banorët e Kukësit protestuan sërish kundër taksës në Rrugën e Kombit. Ata u mblodhën te Ura e Drinit të Zi në hyrje të qytetit. Për rreth 30 minuta tubuesit penguan lëvizjen e mjeteve, megjithëse nuk pati fluks. Protestuesit kanë kërkuar përjashtimin nga taksa pesë euro, duke thëne se ajo është e papërballueshme per ta. Banorët kanë paralajmëruar se do të bllokojnë urën dhe tunelin e Kalimashit, derisa qeveria të heqë taksën e autostradës. Tarifa 5 euro është kundërshtuar edhe nga shoqata “Biznesi për biznesin”, e cila thotë se taksa te tilla rendojnë banoret e një qarku shume te varfër, siç është ai i Kukësit.

Më shumë video

Reklamë