Mijera qytetare te Kosovës zbriten kete te shtune ne sheshin kryesor te Prishtinës per te protestuar per lirimin e ish-kryeministrit dhe liderit te AAK-se Ramush Haradinaj. Protesta zhvillohet pak dite pasi drejtësia franceze mori vendim për te shtyre serish datën e dhënies se verdiktit per Haradinajt, duke e mbajtur ate serish ne liri me kusht ne France deri ne shqyrtimin e plote te çështjes.

 

Protestës se organizuara nga AAK-ja iu bashkua edhe ambasadori William Walker, i cili tha se kishte menduar qe drejtësia franceze ishte mes me te mirave ne Bote, por me kete qe po ndodh me Haradinajn është nje turp. Per t’u veçuar fakti se ne proteste nuk ka marre pjese asnjë nga përfaqësuesit e partive politike te mazhorances, apo krerët e shtetit, edhe pse lirimi i Haradinajt konsiderohet nje çështje shtetërore per Kosovën dhe jo vetëm nje kauze e opozitës. Pasi dëgjuan me radhe fjalimet e disa përfaqësuesve te opozitës, protestuesit u shpërndanë paqësisht.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *