E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protestë në Orikum për pronat

Banorë Të Radhimës, Tragjasit, Orikumit dhe Dukatit protestuan kundër ndërtimit të një impianti të madh për rritjen e peshkut në gjirin e Vlorës. Ata e konsiderojnë këtë investim si vjedhje te pronave dhe thonë se ai dëmton te gjithë zonën. Banoret shprehen se nuk janë kundër projekteve madhore, por kërkojnë qe me pare te merret edhe mendimi i tyre, pasi deri tani nuk ka patur asnjë konsultim publik. Protestuesit i kanë kërkuar bashkisë të bëjë transparente vendimet lidhur me këto investime në zonë. Ata paralajmëruan përshkallëzim te protestave, nëse nuk ndalen procedurat për ndërtimin e impiantit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë