E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Protestë në 18 nëntor për buxhetin, Berisha: Të kundërshtojmë me forcë plaçkitjen e planifikuar nga Edi Rama

Opozita ka vendosur të protestojë para parlamentit në datën 18 nëntor, ditën që deputetët do të votojnë projekt buxhetin për vitin e ardhshëm. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha lajmëroi se krahas diskutimeve n seancë plenare, opozita do të tubohet para parlamentit në shenjë revolte për mënyrën se si ka vendosur qeveria të shpenzojë fondet e buxhetit për vitin 2025

“Miratimi i këtij buxheti do të shoqërohet me protestë të fuqishme rreth parlamentit, ku qytetarët, pensionistët, fermerët, të papunët, bizneset e vogla, të gjithë ata që dëshirojnë të thonë zërin e tyre në ditën e plaçkitjes më të madhe të vitit, plaçkitjes së buxhetit në parlamentin e krimit”, tha Berisha.

Reklamë

Berisha ka sjellë si shembull fondet që janë parashikuar për sektorin e bujqësisë për të mbështetur akuzat e tij se ky buxhet lë pa mbështetje shumicën e qytetarëve

“Për bujqësinë, me të cilën mbahen pra 40 përqind e popullatës, e cila kontribuon në rreth 20 përqind të prodhimit të brendshëm, buxheti i këtij viti parashikon në mënyrën më absurde gjithsej 40 milionë euro. Gjithsej më pak se një të dyqindtën e buxhetit prej 8.8 miliardë euro”, u shpreh ai.

Sipas Berishës ky buxhet që nuk parashikon mbështetje për bujqësinë, nuk rrit pagat e pensionet shkon tek një ministri e vetme.

“15 përqind e buxhetit është në duart e Lubi Ballukut, asistentes më kryesore në vjedhje të Edi Ramës, e cila u kujtoj edhe njëherë të dashur qytetarë, mos harroni se në praktikën e Edi Ramës që ndante lejen e ndërtimit për çdo shkallë pallati, Lubi Balluku ndan unazën e Tiranës që ka mbetur në 14 kontrata në mënyrë që të mjelë, vjelë 14 gjoba”, tha Berisha.

Nga ana tjetër gjatë diskutimit të buxhetit, opozita do të depozitojë në parlament disa amendamente ku me i rëndësishmi është vendosja e minimumit jetik në masën 200 euro për çdo qytetar shqiptar. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë