Subscribe

Ashtu si paralajmëruar ditë më parë, në shenjë proteste, për plotësimin e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë, bizneset në Lungomaren e Vlorës kanë zgjedhur një tjetër mënyrë për të nisur protestën e tyre.Kanë vendosur në sfond himnin kombëtar.

Pak minuta para orës 22:00, që është edhe orari kur lejohet muzika në lokale sipas aktit normativ, në këto lokale është vendosur himni në shenjë proteste.

Ata kanë paralajmëruar protestë për ndryshimin e fashës orare, pasi sipas tyre kjo po i pengon në biznesin e tyre përgjatë sezonit veror, kur ka edhe shtim të numrit të turistëve.

Sipas Shoqatës, ora policore aktuale, ka bërë që bizneset të përballen me kushte të vështira ekonomike.

 

Pas ndërhyrjes së policisë dhe konfrontimit me një pronare lokali,përfaqësuesit e biznesit janë nisur drejt Drejtorisë vendore të Policisë Vlorë ,ku kanë vazhduar protestën e tyre .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *