E hënë, 28 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Protestë me flamur në Unazë, bllokohet sërish rruga, kaos në trafik

Banorët e Astirit që preken nga projekti i Unazës së Re, e vijuan protestën e tyre edhe ditën e flamurit. Bllokimi i rrugës shkaktoi radhë të gjata trafiku.

 

Shumë prej shoferëve u detyruan të ndërrojnë korsinë e rrugës, duke kaluar bordurën ndarëse.

 

Protestuesit akuzuan sërish kryeministrin Rama dhe Kryebashkiakun Veliaj, duke thënë se ata nuk duan tu japin zgjidhje problemit të tyre.

 

 

Protestës i janë bashkuar edhe disa banorë të bulevardit të ri, të cilët thonë se nuk përfitojnë dëmshpërblim nga ndërtimit i kësaj vepre.

 

Nga ana tjetër, në një pjesë të rrugës pemët janë hequr ndërsa si janë vendosur blloqe betoni, në mënyrë që të vazhdohet edhe me heqjen e shtyllave të ndriçimit.

 

Ndryshe nga një ditë më parë, ku forca të shumta policie shoqëruan zhvillimin e protestës, sot numri i tyre ishte shumë i vogël.

 

Më shumë video