Një tjetër protestë masive do të ndërmerret sot nga ana e studentëve.
Në ditën e tetë të protestës, studentët ndryshe nga herët e tjera kanë paralajmëruar se do të paralizojnë të gjithë trafikun në Tiranë për rreth 1 orë.
Në një njoftim të shpërndarë në “Facebook”, studentët kanë njoftuar se duke filluar nga ora 09:00 secili fakultet do të bllokojë kryqëzimet kryesore.
Studentët janë shprehur se sot do të merret edhe vendimi i vijueshmërisë së protestës nëse qeveria nuk i plotëson kërkesat.
Ata kanë lënë orën 16:00 të së martës, si afatin përfundimtar kur qeveria duhet të plotësojë kushtet që kërkojnë, në të kundër bashkarisht do të vendosin për format e përshkallëzimit të protestës.
Kryeministri Rama u bëri ftesë të hënën studetnëve në dialogimin live që të ulen dhe të diskutojnë për pikat e propozuara, por kjo ftesë nuk u pranua nga ana e studentëve.






