Subscribe

Helmimi masiv i rreth 600 qytetarëve të Krujës nga uji, mblodhi këtë të shtunë dhjetëra banorë para Bashkisë së qytetit.

 

Qytetarët, njëzëri, kërkuan dorëheqjen e kryetarit të bashkisë, si dhe drejtorit të Ujësjellësit, pasi sipas tyre janë përgjegjësit kryesor për situatën e krijuar.

 

“Kemi dalë për të protestaur për ujin e pijshëm. Këto thonë mos e pini,se ëhstë I pisët. Po ku ta marrim ujin ne, si do ta blejmë ujin. Familja ime përbëhet nga 6 anëtarë , i bie 90 mijë lekë në ujë.

“Bashkia nuk ka marrë asnjë përgjegjësi dhe është fshehur si miu. Pse nuk del kryetari i bashkisë, drejtori i ujësjellësit, shteti pse nuk vendos dorë, të marrë dorë në hetim dhe t’i drejtohet popullit të Krujës”, u shprhën qytetarët.

 

Protesta që zgjati rreth një orë, vjen pas rezultatit të analizave nga ISHP, nga të cilat rezultoi se në ujë kishte përmbajtje amoniaku si dhe bakterin enterokok.

 

Ajo pritet të vijojë edhe në ditët në vijim nëse nuk merren masa për zgjidhjen e problemit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *