E shtunë, 3 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Protestë kundër Skavicës/ Qeveria nuk ka bërë transparencën e projektit

Një grup banorësh të zonës së dibrës kundërshtuan sot projektin për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

 

Reklamë

Ata akuzuan qeverinë se nuk ka bërë transparencë pasi në terren, sipas tyre, ka nisur puna pa u mbyllur faza e studimit të fizibilitetit.

 

Nga ndërtimi i Skavicës do të përmbyten afro 16 mijë hektarë tokë, ndërsa preken 35 fshatra me rreth 15 mijë banorë.

 

Banorët paralajmëruan përshkallëzim të protestave, nëse autoritetet nuk tërhiqen nga ky projekt.

Vazhdo të lexosh

Reklamë