Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
30 April 2026
Vizion fokus

Nuk ka fitues në Metropolitano, 2 penallti vendosin sfidën...

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të...

Makina përplas tufën e bagëtive në Vlorë, plagoset bariu

Trump paralajmëron publikimin e dosjeve sekrete për UFO-t

Lideri i së djathtës britanik nën akuza për fshehje...

“Vende Pune të Shëndetshme”, fushatë ndërgjegjësimi në muajin maj,...

“Jemi gati për një armëpushim”, Putin bisedë telefonike me...

Aksident në Tepelenë, 8 të plagosur

Rusia gati të rekrutojë 18 mijë luftëtarë të huaj

Gogu me homologen austriake: Në kilometrin e fundit drejt...

Protestë kundër “shqipes” në Shkup, goditen dy gazetarë

1 Mars 10:50

Protestat e së martës kundër gjuhës shqipe, të organizuara nga Iniciativa Qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” mbështetëse e VMRO DPMNE-së, ka pershkallezuar ne dhunë. REL njofton se një grup protestuesish kane goditur me grusht gazetarin dhe kameramanin e portalit televiziv A1O.

 

Gazetari i portalit televiziv A1 ON Aleksandar Todevski si dhe Vladimir Zhelçevski janë dërguar në Qendrën Urgjente, si rrjedhojë e plagëve të marra nga ana e protestuesve në momentin që ata janë përpjekur të filmojnë bankënotat e shpërndara nga porta “Maqedonia” të cilat në formë kompjuterike janë shtypur në dy gjuhë atë maqedonase dhe shqipe.

 

Njëherësh janë regjistruar edhe disa konflikte verbale mes protestuesve dhe gazetarëve, veçanërisht atyre që janë më kritike ndaj politikave të qeverisë.

 

Nga dikasteri i Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se menjëherë pas këtij incidenti janë arrestuar sulmuesit e gazetarëve.

 

 

 

 

Protesta kundër gjuhës shqipe dhe ruajtjes së shtetit, janë duke u organizuar në Shkup dhe disa qytete të Maqedonisë çdo ditë, pas marrëveshjes së Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë me partitë politike shqiptare për ligjin e gjuhës shqipe që garanton një shtrirje më të gjerë në tërë territorin e Maqedonisë.

 

Sindikata e Gazetarëve të Maqedonisë ka kërkuar nga organet e sigurisë që të angazhohen në zbardhjen e tërësishme të sulmit ndaj gazetarëve gjatë protestave të organizuara nga Iniciativa Qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”.

 

Nga Sindikata e Gazetarëve të Maqedonisë kanë theksuar se nuk guxojnë të mbeten të pa dënuar ata të cilët ushtrojnë dhunë ndaj punonjësve të mediave duke shtuar se “dhuna është si rrjedhojë e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale që gjithnjë e më shumë është e pranishme në rrjetet sociale dhe kjo dhunë verbale transferohet në dhunë fizike në rrugë”.

 

Sulmin ndaj gazetarëve e kanë dënuar ashpër dhe partitë politike.

 

Lidhja Social Demokrate e nga Nikolla Gruevskit dhe partia që drejton VMRO DPMNE, ka kërkuar që urgjentisht të ndërpresin provokimet si dhe “nxitjen e sjelljes jo civilizuese e cila sjellje të martën në mbrëmje kulmoi me ushtrimin e dhunës ndaj gazetarëve”, duke shtuar se pavarësisht presionit, Maqedonia do të ketë qeveri të re si garantuese e sigurisë së shtetit dhe të gjithë qytetarëve.

 

“Thirrjet për linçim, gjuha e urrejtjes, incidentet e orkestruara në të cilën ka gurëzim dhe thyerje të objekteve, tentimet për shqetësim të familjeve në shtëpitë e tyre duhet të ndërpriten menjëherë”. Kjo mënyrë të cilën e ka zgjedhur regjimi në largim, të vuajnë njerëz të pafajshëm, në mënyrë që kriminelet të mos bartin përgjegjësi për të bërat gjatë 10 viteve ndaj qytetarëve të Maqedonisë, është edhe një vërtetim për vendimin e drejtë të shumicës së qytetarëve për ndryshime dhe nevojën urgjente për transferim të qetë të pushtetit”, theksohet në komunikatën për media të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë.

Ndërkaq lideri i Lëvizjes Besa, në rrjetin social Facebook ka shkruar se sulmi ndaj gazetarëve paraqet edhe një tregues se përse Maqedonia në të gjitha raportet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes është në gjendje alarmuese.

 

 “Për Lëvizjen BESA sulmet ndaj mediave dhe përfaqësuesve të tyre janë të papranueshme, andaj i dënojmë ashpër sulmet që sonte iu bënë gazetarëve. Ju bëj thirrje të gjithë aktorëve relevant, shoqatave të pavarura, intelektualëve, zyrave diplomatike që ta dënojnë ashpër këtë sulm ndaj mediave të pavarura dhe një zëri ta ndalim këtë praktikë të dëmshme të instaluar nga pushteti që ka për qëllim Maqedoninë ta shndërrojë në një shtet diktatorial ku çdokush që mendon ndryshe shantazhohet dhe kërcënohet nga banda kriminale të partive në pushtet”, ka theksuar Billall Kasami.

 

Përderisa, koalicioni Aleanca për Shqiptarët u kanë bërë thirrje organeve kompetente, prokurorisë dhe policisë që sa më shpejt t’i marrin masat e duhura dhe dhunuesit e gazetarëve t’i nxjerrin sa më parë para drejtësisë.

“Pushteti në ikje po mundohet në të gjitha format të inskenojë incidente, dhe krizë politike, duke mos kursyer forma dhe mënyra për ta rrezikuar edhe jetën e qytetarëve, por edhe të gazetarëve që janë në shërbim të detyrës së tyre”.

“Ky vandalizëm ndaj gazetarëve, dhe kjo retorikë e vazhdueshme nacionaliste, që ndjell urrejtje ndëretnike, është një akt i papranueshëm që pasqyron, metodat e këtij pushteti që ngufat demokracinë dhe fjalën e lirë”, theksohet në reagimin me shkrim të Aleancës për Shqiptarët. / Radio Europa e Lirë

Posted Under:
Rajoni
Tagged:
Gazetaret Maqedoni Protesta Shkup

Nga e njëjta kategori

Një person dënohet me dy vjet burgim për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

më shumë...

Sulmi me armë në dy institucione, zbardhet dëshmia e 89-vjeçarit: Nuk doja të vrisja askënd, ja pse e bëra

më shumë...

Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet me plumb në kokë, merren në pyetje tre persona

më shumë...

Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:09

Nuk ka fitues në Metropolitano, 2 penallti...

10:27

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

10:26

Kosova në zgjedhje të parakohshme, Presidentja në...

10:05

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD:...

9:49

Cilat janë pesë ushqimet që provokojnë alergji?

9:20

Makina përplas tufën e bagëtive në Vlorë,...

9:19

VIDEO/ Moza Ahmeti i bën kërkesën e...

9:11

Trump paralajmëron publikimin e dosjeve sekrete për...

8:57

Lideri i së djathtës britanik nën akuza...

8:39

Ju kruhet trupi pa arsye? Epo nuk...

8:23

“Vende Pune të Shëndetshme”, fushatë ndërgjegjësimi në...

8:09

Komisariati i ri në Krujë, Hita ultimatum...

7:58

“Jemi gati për një armëpushim”, Putin bisedë...

7:40

Aksident në Tepelenë, 8 të plagosur

7:23

Rusia gati të rekrutojë 18 mijë luftëtarë...

7:05

Gogu me homologen austriake: Në kilometrin e...

6:59

Hegseth: Kemi shkatërruar impiantet bërthamore të Iranit

6:38

Von der Leyen: Kremlini po u imponon...

6:22

Mbi 1.2 milion njerëz në Liban do...

6:06

Irani paralajmëron veprime ushtarake të paprecedenta pas...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi, flet vajza...
  • Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet...
  • Kontrolle të afërmve të Ballukut, agjentët e BKH sekuestrojn...
  • Kjo shenjë horoskopi hyn në periudhë të artë, kthesë e fortë...
  • Ekzekutimi i çiftit në Lezhë, gjendet edhe makina tjetër e a...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.