E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Protestë kundër koncesionit në rrugën e Kombit

Përfaqësues te shoqërisë civile kane kundërshtuar koncesionin per rrugën e Kombit, pasi tarifa prej 5 euro per automjet konsiderohet jo vetëm e larte, por është nje mbivendosje e taksave qe paguajnë qytetaret. Sipas tyre qeveria prej vitesh aplikon nje takse tek karburanti, qe quhet takse qarkullimi.  Ndërkohe qe nga buxheti i shteti janë harxhuar mbi 1 miliard euro per ndërtimin e rrugës se Kombit, tarifa prej 5 euro konsiderohet taksi mbi takse. Përfaqësues te shoqërisë civile thonë se tarifa e pranueshme do te ishte 2 deri ne 3 euro, ndaj i kërkojnë qeverise qe te rishikoje kete politike te gabuar, qe sipas tyre do te rendoje xhepin e qytetareve qe do te kaloje ne kete rruge. Ndërsa do te frenoje edhe komunikimin ne fusha te ndryshme mes dy vendeve.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video