Subscribe

Dhjetëra banorë të fshatrave Zall-Gjoçaj, Dukagjin dhe Lam i Madh në Bashkinë e Matit protestuan sërish kundër ndërtimit të një HEC-i në këtë zonë.

 

Banorët u mblodhën pranë firmës që po ndërton këtë hidrocentral, duke bërë thirrje për ndërprerjen e punimeve. Ata u shprehën të vendosur për të mos e lejuar këtë vepër, pasi ajo shkatërron një pasuri të përbashkët.

 

Protestës i u bashkua edhe ambientalisti Sazan Guri i cili theksoi se kjo situatë po ndodh në shume zona të tjera të vendit.

 

Më pas protesta e banorëve u zhvendos pranë burimit .

 

Tubimi kundër hidrocentralit u monitorua gjatë gjithë kohës nga policia e shtetit, e cila nuk ka ndërhyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *