Pas disa orësh proteste e rezistence nga banoret, fadromat e Inspektoratit Ndërtimor kane prishur disa nga objektet ku do te kaloje zgjatimi i bulevardit kryesor. Banoret kundërshtuan me force prishjen, pasi ende nuk janë kompensuar per shtëpitë dhe token. Gjate përplasjes me policinë, disa familjare janë shoqëruar ne komisariat. Protesta e banoreve, pranë stacionit te trenit ka nisur herët ne mëngjes. Pasi mësuan se sot do te shemben 10 objekte, shtëpi e biznese, familjaret kundërshtuan me force dhe bllokuan per disa ore njërin krah te segmentit te unazës. Te irrituar dhe te shqetësuar pasi nuk po dëmshpërblehen, ata thonë se pas prishjes se banesave do te mbeten te pastrehe. Ne mbështetje te policisë bashkiake kane shkuar Forcat e Ndërhyrjes se Shpejte. Ne shenje kundërshtie, banoret kane qëlluar ne drejtim te tyre me sende te forta dhe kapsolla. Inspektorati Urbanistik Ndërtimor ka planifikuar prishjen e te gjitha objekteve, ku do te kaloje zgjatimi i bulevardit kryesor te kryeqytetit. Ndërkohe Bashkia e Tiranës ka deklaruar se shpronësimi behet nga qeveria dhe autoritetet vendore janë te ngarkuara vetëm per shpërndarjen e fondit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *