E diel, 8 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Protestë e ish minatorëve në Korçë për statusin e munguar

 

Ish minatorët e Korçës i rikthehen protestave për statusin e tyre të munguar, këtë herë para institucionit të Prefekturës.

 

Tubimi I grupimit të ish minatorëve, I paralajmëruar dhe me leje nga policia u zhvillua për gati një orë, me synim takimin me Prefektin Dhori Spirollari dhe gjetjen e një zgjidhjeje për kërkesat e tyre.

Reklamë

 

Me thirrjet ‘ Duam statusin, duam paratë tona, të gjitha qeveritë na kanë mashtruar’ ish minatorët zhvilluan protestën e tyre. Një përfaqësi prej katër protestuesish, zhvilloi më pas një takim me Prefektin Dhori Spirollari.

 

Në rajonin e Korçës, janë rreth 1500 ish minatorë nga afro 3 mijë në gjithë vendin, që kërkojnë të përfitojnë statusin I cili u njeh më shumë të drejta, përfshi pensionet.

 

Ata kanë zhvilluar një sërë protestash si në Korçë edhe në Tiranë, por çështja e statusit të ish minatorëve ka mbetur ende në udhëkryq e pa zgjidhje.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë