Subscribe

Gra e vajza marshojnë ne Tirane per me shume te drejta, barazi dhe kundër dhunës.

 

Ne ditën ndërkombëtare te gruas shoqëria civile ka zhvilluar nje tubim kushtuar grave dhe vajzave. Marshimi nisi nga sheshi “Skenderbej”. Me pankarta ne duart përfaqësues te organizatave ne  mbrojtje te grave kane bere apel per respektimin e te drejtave, barazi gjinore dhe ndaljen e dhunës e diskriminimit.

 

Protestuesit jane ndalur disa minuta para godinës se qeverise e me pas tek  institucioni i presidentit. Por me shume se sa një dite proteste, 8-Marsi ne Shqipëri njihet si festa e nenës. Ne rruge, bare e restorante ndihej atmosfera e kësaj dite. Ndërsa dyqanet e luleve arritën rekord shitjesh, ku me se shumti burrat blinin per nenat dhe gratë.

 

Ndërsa bashkia e Tiranës vendosi qe  gratë per 8 mars te udhëtojnë falas  ne te gjitha linjat e transportit publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *