Subscribe

Kryeministri Edi Rama e cilëson protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve si turp.

 

Gjatë fjalës së tij në një takim me pensionistët, Rama thekson se pas protestave fshihen ‘ata njerëz që nuk njohin turpin’.

 

Kryeministri Rama madje ka hedhur akuza se janë pikërisht këto njerëz, paguajnë autobusët me naftë për të sjellë qytetarët nga e gjithë Shqipëria pikërisht për të protestuar për çmimin e naftës.

 

“Protesta më të çartuar që mund të bëjë një parti politike nuk i kemi trajtuar me mungesë respekti, por kjo është turp. Kjo është një turp i pashoqë i të gjitha tyre që nxisin që nuk kanë turp dhe ju i njihni mirë që kush janë dhe keqardhje për ata që i sjellin nga të katër anët e Shqipërisë me autobusë të paguar nga kush? Kush i paguan autobusët e naftës për njerëzit që protestojnë për naftën, i paguajnë ata që vijnë me dy gishta këtu? Kush janë ata ne i dimë shumë mirë kush janë, turp edhe për ata që e mbështesin atë protestë. Kjo protestë është një protestë që shëmton Shqipërinë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.