Protestat raciste kundër shqiptarëve në Greqi, MEPJ thërret ambasadoren

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani është thirrur sërish këtë të mërkurë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Greqi.
Në këtë takim me ambasadorën bëhet e ditur se është diskutuar nga alarmi për bombë pranë Ambasadës tonë në Athinë, djegia e bizneseve shqiptarë, protesta para ambasadës dhe konsullatës tonë si dhe djegia e flamurit kombëtar.
Gjithashtu ambasadores iu kërkua distancimi dhe në të njëjtën kohë, dënimi nga ana e autoriteteve greke ndaj këtyre akteve të rënda që cenojnë klimën e marrëdhënieve miqësore mes fqinjëve.
Ndërkohë MEPJ nënvizoi nevojën që autoritetet greke të marrin masat e duhura për të garantuar jetën dhe pronën e shtetasve shqiptarë me banim në Greqi.




