Austria mbështet fuqishem Shqipërine në rrugen e integrimit të saj drejt BE. Deklaratën e ka bërë nga Vlora këtë të enjte, ambasadori i Austrise në Tiranë Christian Steiner.

Sipas ambasadorit, Austria e përkrah Shqipërine prej disa vitesh në udhetimin  drejt Bashkimit Europian. Procesi i integrimit sipas Steiner zgjat prej disa vitesh, por është një proces.  Qeveria austriake shpreson qe konferenca e pare per çeljen e negociatave të hapet sa me shpejt që të jetë e mundur.

Ambasadori i Austrise ne Tirane, Christian Steiner ka komentuar edhe protestat per vrasjen e te 25 vjecarit ne Tirane. E ndersa tha se protestat jane mjet i rendesishem ne demokraci, ambasadori Steiner thote se ne protesta dhuna nuk duhet qe te gjeje vend.

Ambasada Austriake ne Tirane, mbeshtet familjet e varfera ne Vlore te prekura nga Covid 19. Vete ambasadori Christian Steiner, ishte kete te enjte ne Narte, ku vizitoi nje familje ne nevoje dhe ku coje nje sasi te konsidereushme ndihme, pakete me nevoja bazike. Ambasadori austriak u shpreh shume I lumtur qe gjendej ne Narte dhe ne Vlore per te ndihmuar keto familje.

Nga Vlora, ambasadori Christian Steiner, duke u ndaluar tek situata e Covid -19 tha se cdo qeveri po ben me te miren per cdo qeveri po ben me te miren per te administruar kete situate.

Gjate vizites ne kete familje ne Narte, ambasadori Christian Steiner, u tha familjeve se gjendet prane tyre per tu lehtesuar sado pak situaten e veshtire ku ndodhen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *