Subscribe

Përjashtimi nga paketa e ndihmës detyroi këtë të premte, rreth 400 punonjës të një fasonerie në Shkodër që të dalin në protestë.

Ata u mblodhën para drejtorisë rajonale të tatimeve ku kerkuan te perfshihen ne pagen e luftes.

Punonjësit akuzuan pronarin e biznesit se i ka kaluar në asistencë ndërsa i bën thirrje qeverisë që të ndërhyjë për të zgjidhur ngërçin e krijuar.

Edhe në Vlorë 20 punonjës të një fasonerie kundërshtuan vendimin e pronarit për largim nga puna. Sipas punonjësve, pronari i firmës i largoi ata nga puna pas protestës së zhvilluar pak ditë më parë ku kërkuan pagën e luftës.

Sipas punetoreve  shkak per ankesat ishin kushtet e veshtrira te punes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *