E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 15 minuta më parë
Politikë

Protestat/ Pano Soko: Gajzeri i parë i vullkanit që po zien, njerëzit janë pa punë e pa shpresë

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko thotë se protestat po mbahen nga ata njerëz që po varfërohen dhe po ju shkatërrohet e ardhmja.

 

Reklamë

Sipas tij, pas protestës nuk qëndron politika, por thjesht qytetarët janë të lodhur dhe të tejngopur nga kjo situatë.

 

Soko tha për emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus” se ka një nevojë imediate që për këtë grup të shoqërisë të shpërndahen para.

 

“Konsumi ka nevojë vërtet, familjet kanë nevojë vërtet për lekë sot, kanë  vërtet nevojë familjet. Pra duhet t’i cosh aty ku ka prekur kriza. Pse duhet t’ua çosh ti atyre? Po të vdiqën ata, në një situatë të tillë, kriza ekonomike prodhon monstra sociale. Duhet ta kuptojmë këtë. Kjo që po ndodh sot në Tiranë, që këta nuk e kuptojnë fare, protesta që po ndodh sot në Tiranë dhe që këta janë në ajër komplet, që fillojnë dhe etiketojnë, i ka vënë filani, i ka nxjerr filani. Jo, jo! Ky është gajzeri i parë i vullkanit që po zien aty brenda. Kur ka vullkan, ka ca gajzer, që shpërthen gazi. Janë njerëz pa punë, pa shpresë, pa të ardhme, pa mundësi për të ikur jashtë. Sepse ne kemi pasur një valvul presioni që ka qenë emigracioni.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë