E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Protestat në Kili, shkon në 11 numri i viktimave

Protestat e dhunshme në Kili e kanë çuar në 11 numrin e personave që kanë humbur jetën.

 

Kryebashkiakja e kryeqytetit Santiago, Karla Rubilar tha se tetë njerëz vdiqën të dielën, ditën më vdekjeprurëse pas një javë protestash mbi rritjen e çmimit të biletave të transportit publik.

 

Reklamë

Protestat janë rritur për të reflektuar zemërimin për koston e jetesës dhe pabarazinë, pavarësisht se Presidenti Sebastian Piñera njoftoi të shtunën se ministrat do të pezullojnë planet për të rritur tarifat e metrosë.

 

Sipas mediave ndërkombëtare shumica e viktimave kanë humbur jetën gjatë grabitjeve kur një supermarketi ju vendos zjarri. Ndërsa kryebashkiakja u drejtoi një mesazh: “Ne po mundohemi të rikthejmë paqen te njerëzit. E morëm mesazhin tuaj, por për ta realizuar atë duhet të dialogojmë në paqe.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë