E martë, 22 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Protestat, kundër shtetrrethimit”/ Izabela Kisic: Kriminelët serbë të luftës, ende të lirë

Protestat e dhunshme te diteve te fundit ne Beograd kane terhequr vemendjen e opinionit publik ne shume vende. Drejtorja ekzekutive e Komitetit te Helsinkit ne Serbi Izabela Kisic ne nje interviste per vizion plus thotë se njerezit protestojne ne rruget e Serbise per shkak te krizes ekonomike qe do te shkaktonte shtetrrethimi i dyte i vendosur nga presidenti Vucic.

“Njerezit jane shume te frustruar me situaten e krijuar ne Serbi. Ata jane shume te shqetesuar per gjenden ekonomike ne vend per shkak te pandemise, jane te frikesuar se do te humbasin punet e tyre dhe nje numer shume i madh i tyre nuk duan te humbasin punen ne shtator apo ne tetor. Njerezit u provokuan nga dhuna policore ne proteste. Cdo jete ka rendesi kur proteston,  si jeta e nje serbi ashtu edhe jeta e kujdo ne bote.  Ne shohim te njejten situate te njejtat pamje brutaliteti ne rruget e Beogradit. Per fat te keq institucionet nuk reagojne per dhunen e ushtruar, ate po e ben vetem shoqeria civile“.

Ne prag te udhetimit te presidentit te Kosoves, Hashim Thaci per ne Gjykaten e Hages, Kisic ka pohuar se shume kriminele serbe te cilet kane kryer masakra  ne Kosove vijojne te jene te lire.

Une mendoj se shume serbe kane qene kriminele dhe gezojne lirine, ata te cilet jane kryesoret ne lufte dhe dhane urdhra. Ne kemi nje gjykate per krimet lufte ne serbi por kjo gjykate nuk eshte e pavarur, ka patur nje numer shume te paket gjyqesh te cilat nuk kane funksionuar. Kosova ka institucionet e saj te posacme te cilat duhet te punojne me mire.

Reklamë

Ndersa per sa i perket shqiptareve te Lugines se Presheves, drejtoresha e Komitetit te Helsinkit ne Beograd ve ne dukje se jane minoriteti me i diskriminuar ne Serbi.

Perfaqesimi i shqiptareve te lugines se Presheves ne Parlament nuk mjafton. Minoriteti shqiptar ne luginen e presheves eshte minoriteti me I diskriminuar ne Serbi. Perfaqesimi i tyre nuk duhet te jete vetem ne parlamentin e serbise, por edhe ne institucione te te gjitha niveleve edhe te nivelit lokal, edhe ne gjyqesor polici etj. Ata jane plotesisht te nenvleresuar dhe ajo qe mua me shqeteson eshte se shqiptaret e lugines se presheves mund te instrumentalizohen per negociatat mes Prishtines dhe Beogradit.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë