Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
08 May 2026
Vizion fokus

Atentati në Sarandë, vetëdorëzohet në polici një nga të...

Rubio: Pres që Irani të paraqesë një propozim serioz...

Starmer humb zgjedhjet lokale, partia e Nigel Farage triumfon...

Padia e Veliajt kundër Dados, shtyhet seanca në Gjykatën...

Opozita kërkon largimin e Ramës, Berisha thirrje qytetarëve për...

“Po më kufizojnë të drejtën për t’u mbrojtur”, Veliaj...

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me dy raketa...

Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika puth në...

“Anëtarësimi në BE një bekim për Shqipërinë”, Rama: EU4Municipalities...

Programi për transformimin e bashkive, ministri Demo: Buxhet 11...

Protestat/ Irani ndalon disa personalitete të dalin nga shteti

10 Tetor 20:22

Disa personalitete të njohura iraniane, përfshirë ish-futbollistin, Ali Deai, janë marrë në pyetje dhe autoritetet ua kanë konfiskuar pasaportat, pasi kanë mbështetur protestat kundër Qeverisë.

 

Irani është përballur me trazira në javët e fundit, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, teksa ka qenë në mbajtje nga Policia për Moral, nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet hixhabin në kokë.

 

Daei, ish-yll në ligën gjermane të futbollit, Bundesliga, ka thënë se i është marrë pasaporta, pas thirrjeve të tij ndaj Qeverisë “që të zgjidhë problemet e popullit iranian në vend të shtypjes, dhunës dhe arrestimeve”, ka thënë vëllai i tij më 10 tetor.

 

“Mënyra si është trajtuar Ali ka qenë e turpshme”, ka thënë ai.

 

Dai ka luajtur për klubet e famshme gjermane Bayern Munich dhe Hertha Berlin, si dhe ka pasur 149 paraqitje për epikin kombëtar të Iranit.

 

Aktori i njohur iranian, Hamid Farrokhnejad, ka thënë më 9 tetor se ka kaluar shumë kohë duke u marrë në pyetje, për shkak të mbështetjes ndaj protestave.

 

“Jam marrë në pyetje dy herë për 10 orë, dhe më është ndaluar dalja nga shteti, për të më dëshmuar se e kam pasur gabim kur kam thënë se në këtë shtet nuk janë të mundshme as protestat paqësore”, ka thënë Farrokhnejad.

 

Agjencia iraniane e lajmeve, Ilna ka raportuar se pasaportat u janë marrë edhe figurave si Homayoun Shajarian dhe Sahar Dolatshahi pasi çifti është kthyer nga një koncert në Australi.

 

Të premten, zyrtarë të forenzikës në Iran kanë thënë se Amini ka vdekur nga dështimi i shumëfishtë i organeve dhe jo nga goditjet në kokë, siç besojnë familjarët e saj dhe protestuesit.

 

Grupet për të drejta të njeriut kanë thënë që më shumë se 150 persona janë vrarë prej kur kanë nisur protestat në Republikën Islamike më 17 shtator.

 

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
Irani Mbështetje Personalitete protestat

Nga e njëjta kategori

Atentati në Sarandë, vetëdorëzohet në polici një nga të rinjtë e përfshirë në ngjarje

më shumë...

Rubio: Pres që Irani të paraqesë një propozim serioz në orët në vijim

më shumë...

Starmer humb zgjedhjet lokale, partia e Nigel Farage triumfon në garën për këshillat lokale

më shumë...

Padia e Veliajt kundër Dados, shtyhet seanca në Gjykatën Administrative

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:36

Atentati në Sarandë, vetëdorëzohet në polici një...

4:21

Rubio: Pres që Irani të paraqesë një...

3:53

INSTAT: Çmimet u shtrenjtuan, inflacioni në prill...

3:41

Starmer humb zgjedhjet lokale, partia e Nigel...

3:29

Protestojnë peshkatarët në Pogradec, kërkojnë heqjen e...

3:22

Padia e Veliajt kundër Dados, shtyhet seanca...

3:13

Skandali i helmimit të studentëve, policia shpall...

2:57

Opozita kërkon largimin e Ramës, Berisha thirrje...

2:54

“Vetëvendosje” koalicion me 3 parti: Synojmë vazhdimin...

2:43

“Po më kufizojnë të drejtën për t’u...

2:17

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me...

2:06

Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika...

1:58

Publiku vendos sot për Fabjolën! Mbrëmjen e...

1:05

“Anëtarësimi në BE një bekim për Shqipërinë”,...

12:58

Programi për transformimin e bashkive, ministri Demo:...

12:48

Programi europian për pushtetin vendor, ambasadori Gonzato:...

12:35

Aksion i madh policor në Gjermani, disa...

12:31

Skender Hita mesazh studentëve të Akademisë së...

12:18

Mbyllja e kapitujve të integrimit, Dhuka: Jemi...

12:11

Era e fortë shkakton probleme në Vlorë,...

Më të klikuarat

  • A duhet të qëndrojë në Ferma VIP Fabjola? Adion reagon pas t...
  • Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika puth në ballë k...
  • Atentati në Sarandë, ky është 66-vjeçari që u ekzekutua me p...
  • 3 shenjat që do kenë më shumë fat në para këtë periudhë
  • “Na tmerron çdo natë”, 28-vjeçari i veshur me fustan kthen j...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.