E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protestat e studentëve, Rrokaj: Qeveria po bën rolin e strucit

Deputeti i LSI, Shezai Rrokaj deklaroi se qeveria është e kapur në panik prej protestës studentore.

 

Në një postim në “Facebook”, Rrokaj duke u ndalur tek deklaratat e kryeministrit Rama për protestën, shtron pyetjen se kur të drejtën për të përcaktuar tarifën universitetet pse qeveria ka miratuar VKM në muajin maj.

 

Reklamë

Rrokaj akuzoi qeverinë se po bën rolin e strucit pasi IAL-të i ulin menjëherë tarifat nëse ajo e kompenson me rritjen e financimit nga buxheti.

 

“Qeveria e kapur në panik prej protestës studentore. I kapur prej panikut të protestës studentore kryeministri nuk di ç’thotë: Ja se si shprehet: “Thjesht e vërteta. Tarifat s’i përcakton ministria po universitet. Asnjë tarifë s’është rritur nga 2014. VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitete. Efekti i VKM nis vitin tjetër. Ministria u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM”. Së pari, kur tarifat me ligj i përcakton dhe i miraton universiteti përse tarifa për kredite ka dalë me VKM në muajin maj? A ka shkelje ligjore këtu? Së dyti, kur prej vitit 2014 nuk ka ‘rritje tarifash’ kjo tregon se asokohe qeveria ka qenë dakord me këto tarifa dhe i ka miratuar sipas ligjit të mëparshëm, i cili këtë të drejtë ia njihte asaj, ndryshe nga ligji aktual i 2015-ës, që këtë të drejtë ua njeh IAL-ve. Këto të fundit nuk i kanë ndryshuar tarifat, duke respektuar tavanin e vendosur nga Qeveria. Së treti, kur të drejtën për të miratuar tarifat e kanë universitetet ç’punë ka ministria përgjegjëse t’u drejtohet atyre për ta rikonsideruar tarifën në fjalē? Së katërti, çfarë logjike është kjo kur thuhet se nuk e keni këtë vit tarifën (pra , kot protestoni), por pa merak do ta keni vitin tjetër? Pra, prisni të protestoni pas janarit?! E gjithë kjo që po ndodh ka një përfundim: papërgjegjshmëri, anarki kompetencash dhe lojë kumbulleshkash midis Qeverisë dhe IAL-ve, ku Qeveria bën lojën e strucit, duke mos u përgjigjur sy më sy se përse subvencionimi për arsimin nuk është 5% e PBB-së, si vendet e OECD-së, por vetëm 3,2%, e ku viktimat e këtij mosfinancimi janë studentët? Si një drejtues me përvojë unë jam i sigurtë se IAL-të i ulin menjëherë tarifat nëse Qeveria e kompenson me rritjen e financimit nga buxheti. Po, po. Kaq e thjeshtë është e vërteta.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë