E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 34 minuta më parë
Bota

Protestat e Parisit, arrestohen 200 protestues dhe plagosen 100 të tjerë/Foto

Ka degraduar në përplasje protesta e kësaj të shtune në Paris mes protestuesve dhe policisë.

 

Policia franceze ka bërë me dije se 183 persona janë arrestuar dhe 92 janë plagosur, mes të cilëve dhe 16 efektivë.

 

Reklamë

Sipas autoriteteve gjatë përplasjes me policinë, protestuesit kanë marrë dhe një armë nga radhët e efektivëve.

 

Protesta e të shtunës kishte si slogan: “Në rrugë për dorëheqjen e Macron”, ndërsa trazirat u shtuan, kryesisht në zonën Champs-Elysees.

 

Policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë në Champs-Elysées për të shpërndarë protestuesit, ndërsa këta të fundit të maskuar hodhën predha dhe dogjën ndertesa.

 

Të premten, qeveria u përpoq të fliste me përfaqësuesit e lëvizjes “Xhaketat e verdha”, por takimi dështoi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë