Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka komentuar protesta e dhunshme në Iran, ku janë vrarë disa persona.

 

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Tritan Shehu shkruan se duhetët ngremë zërin kundër dhunës dhe vrasjeve që po ndodhin në Iran.

 

“Iran, nje regjim diktatorial, mbi keqperdorimin ekstrem politik te fese!

 

Deri tashti dihen kater te rinj te varur…se protestuan e kerkuan te drejtat universale!

 

Gra e burra te masakruar!

 

Per pushtetin e nje sistemi, qe ndertohet mbi nje fondamentalizem tiranik!.

 

Qindra a mijra te tjere neper burgje, nen nje dhune te eger….presin dhe vdekjen aty!

 

Nje popull i persekutuar!

 

Gra, qe kerkojne te drejtat e tyre elementare, te jetojne si kudo ne boten e qyteteruar.

 

Intelektuale te vertete, njerez te thjeshte, qe protestojne per lirite themeltare te privuara prej dekadash ne emer te erresires.

 

Sepse keqperdorimi i fese per te justifikuar sundimin e nje regjimi shtypes politik, sjell nje “erresire” te thelle e shume te rrezikeshme ndaj nje populli.

 

Duke i mohuar keshtu njerezve ate qe eshte thelbesore, lirite, te drejtat, demokracine.

 

Kjo po ndodh ne ate vend te larget, me ate popull, qe ka nje nga qyteterimet me te lashte e te shkelqyer te njerezimit.

 

Por qe fatkeqesisht prej shume vitesh po lengon nen ate shtypje te rende politiko-pseudo fetare!

 

Le te ngreme zerin e te lutemi per ndalimin e dhunes, vrasjeve, duke i uruar atij kombi, qe ka lene gjurme te thella ne historine boterore, me potenciale te jashtezakoneshme intelektuale edhe sot, te “shijoje” lirine sa me shpejt!”, shkruan Shehu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *