Zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Luigj Vathi, në një deklaratë për mediat ka mohuar akuzat se efektivë të policisë kanë shpërndarë protestuesit.

 

Në një deklaratë për mediat, Vathi është shprehur se kanë marrë dy letra nga ana e protestuesve dhe i kanë lejuar që të protestojnë në rrugë deri në orën 17:00, ndërsa më pas u është thënë që të kalojnë në trotuar, për të liruar rrugën.

 

“Në bazë të njoftimit nga organizatorët policia ka marrë masat për mbarëvajtjen. Pas një kërkese të dytë ne u kemi kërkuar lirimin e rrugës. Policia e shtetit nuk i ka shpërndarë protestuesit. Ne thjesht kemi liruar rrugën për mbarëvajtjen e automjeteve. Garantoj që çdo qytetar ka të drejtë të protestojë pa cënuar të drejtat e të tjerëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *