Greqia është përfshirë nga protestat e dhunshme mbrëmjen e 18 shtatorit, në 5 vjetorin e përkujtimit 34-vjeçarit Pavlos Fyssas i cili u vra 5 vjet më parë.

 

Në Selanik policia u detyrua të përdorë gazin lotsjellës për shkak se një grup protestuesish ende të paidentifikuar hodhën bomba Molotov dhe gurë kundër kordonit të policisë që ruanin zyrat e SYRIZA-s në pushtet.

 

Edhe në zonën e Pireut u shënuan përplasje mes policisë dhe protestuesve. Tubuesit i vendosën zjarrin koshave duke krijuar një situatë kaotike. Gjatë protestës një 19-vjeçar mbeti i plagosur, pasi u godit me sende të forta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *