Subscribe

Protestat kundër ndryshimeve kushtetuese, që do t’i jepnin mundësinë presidentit për të rikandiduar për një mandat të dytë, kanë ndezur kryeqytetin e Paraguait, Asuncion.

 

Qindra demonstrues sulmuan ndërtesën e Kongresit, ku u vunë zjarrin disa zyrave dhe thyen xhamat e tyre. Në shënjestër ishin zyrat e senatorëve që mbështetën ligjin për ndryshimet e Kushtetutës.

 

Policia përdori plumba gome dhe ujë për të larguar turmat e zemëruara. Raportohet për dhjetëra të lënduar, mes tyre protestues, policë, por edhe politikanë, ndërsa sipas partisë kryesore opozitare, asaj Liberale, një protestues ka gjetur vdekjen.

 

Në rrugë vazhduan për disa orë përplasjet mes policisë dhe protestuesve, më të dhunshmet që pas vendosjes së demokracisë në vend në vitin 1992.

 

Kushtetuta e këtij viti, e miratuar pas 35 vitesh diktaturë, e kishte kufizuar vetëm në një mandat 5-vjeçar presidencën e vendit, por kreu aktual i shtetit Horacio Cartes nga partia e djathte Kolorado u përpoq ta ndryshonte këtë dhe të rikandidonte.

 

Ndryshimet kushtetuese u miratuan në senat, ndërsa pritet miratimi edhe nga dhoma e deputetëve, ku partia e presidentit Cartes ka shumicën.

 

Sipas opozitës, ndryshimet kushtetuese synojnë të dobësojnë institucionet demokratike të vendit dhe ajo ka përsëritur thirrjet për rezistencë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *