E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Protesta të dhunshme në Itali/ Tubuesit: Qeveria dështoi me pandeminë

Mbeshtetesit e te djathtës në Romë dhe Milano janë përleshur me policinë gjatë një demonstrate kundër reagimit të qeverisë ndaj koronavirusit. Disa prej tubuesve janë përplasur edhe me gazetarët që po raportonin drejtpërdrejt nga vendngjarja.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë Konte pasi sipas tyre, mënyra e trajtimit të krizës së shkaktuar nga pandemia e ka gjunjëzuar ekonominë dhe sektorin e punësimit.  

Reklamë

“Ne jemi këtu për ta bërë të gjithë botën të kuptojë se sot në Itali, çdo kategori e punëtorëve është shkatërruar nga një qeveri që në fakt nuk punon për  interesat e italianëve”.

Në zonën antike rreth Cirkut Maximus, disa demonstrues hodhën shishe, gurë dhe bomba tymi drejt policisë, gazetarëve dhe fotografëve me thirrjet “gazetarë, terroristë”.

Italia ka hyrë në fazën e saj të fundit me lehtësimin e kufizimeve, duke lejuar udhëtimin midis rajoneve dhe hapjen e kufijve të saj ndërkombëtarë. Dyqanet, kafenetë dhe restorantet tashmë janë rihapur dhe vendet turistike kanë filluar të mirëpresin turistët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë