E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Protesta të dhunshme në Greqi, nuk pranohet marrëveshja e Prespës/ VIDEO

Mijëra qytetarë kanë pushtuar rrugët e Athinës këtë të dielë duke protestuar kundër Marrëveshjes së Prespës.

 

Në protestën e zhvilluar nga qytetarët grekë nuk munguan as incidentet mes protestuesve dhe policisë.

 

Reklamë

Sipas mediave greke rrreth orës 14:20 protstuesit derdhën bojë mbi punonjësit e policisë ndërsa këta të fundit përdorën gaz lotsjellës për ë shpërndarë qytetarët.

 

Nga përleshjet mbetën të plagosur 10 efektivë policie.

 

Mediat greke duke iu referuar shifrave të policisë bëjën me dije se në protestë morën pjesë rreth 60 mijë qytetarë.

 

Marrëveshja e Prespës është depozituar në Parlamentin grek dhe duke nisur nga e hëna do të fillojnë diskutimet për miratimin e saj.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë