Vijon protesta përpara ambjenteve të Ministrisë së Brendshme.

 

Pas fjalëve që kanë mbajtur disa prej protestuesve kanë lyer me bojë të kuqe në shenjë proteste muret e institucionit.

 

Në protestë kanë dale qytetarë të ndryshëm dhe të afërm të familjes së Jonada Avdias.

 

Protestuesit kërkojnë nga qeveria shkarkimin e ministrave, Mirela Kumbaro dhe Bledi Çuçi.

 

Jonada Avdia 7-vjeçe u përplas për vdekje nga një mjet lundrues që drejtohej nga efektivi I policisë Arjan Tase në plazhin e Potamit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *