Dhjetëra mijëra mbështetës të presidentit Donald Trump, kanë protestuar në Uashington, me pretendimet se zgjedhjet janë vjedhur. Duke valëvitur flamuj amerikanë dhe me parullën “Make America Great Again”, demonstruesit marshuan nga sheshi pranë Shtëpisë së Bardhë deri tek Gjykata Supreme.

 

Marshimi ishte kryesisht paqësor por u desh edhe ndërhyrja e policisë pasi pati disa përplasje me mbështetësit e krahut tjetër. Qytetarët shprehen të pakënaqur nga procesi i votimit ndërsa harta e protestave u zgjerua edhe në Florida, Miçigan dhe Arizona.

 

Presidenti Donald Trump reagoi në twitter për këto protesta që sipas tij nuk janë reflektuar në media. Ai akuzoi rrjetin televiziv Fox News dhe mediat e tjera amerikane, për lajme të rreme.

 

Këto reagime vijnë pasi gjykatat në Miçigan, Pensilvani dhe Arizona rrëzuan pretendimet për mashtrim në zgjedhje.

 

Joe Biden është projektuar si fitues i zgjedhjeve të 3 nëntorit duke siguruar më shumë se 270 vota të Kolegjit Zgjedhor. Por, presidenti Trump ende nuk e ka pranuar rezultatin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *