E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Protesta përçan pedagogët/ Kaos në Tiranë dhe rrethe, disa në auditore dhe disa jashtë

Protesta e pedagogëve ka shkaktuar kaos në nisje të vitit të ri akademik 2022-2023.

 

Ndryshe nga vitet e kaluara, paralajmërimi i një pjese të pedagogëve për të bojkotuar mësimin në rast se qeveria nuk reagonte ndaj kërkesave të tyre, ka sjell edhe çoroditjen e studentëve.

 

Në disa fakultete në Tiranës, sidomos tek Shkencat e Natyrës por edhe tek Universiteti Politeknik, shumica e pedagogëve i janë bashkuar protestës për rritje pagash dhe kushte më të mira në auditore. Madje kauza e tyre është mbështetur edhe nga një pjesë e studentëve.

 

Mirëpo në fakultete të tjera nuk ka ndodhur kështu, dhe mësimi ka nisur normalisht në auditore që në ditën e parë.

 

E njëjta situatë, kaotike edhe në rrethe.

 

Në Shkodër dhe Elbasan, shumica e fakulteteve kanë vendosur të mos e nisin si zakonisht vitin e ri akademik, por kanë bojkotuar.

 

Në Durrës është organizuar protestë, por edhe aty pjesëmarrja e pedagogëve ka qenë jo e plotë, ashtu sikurse të ndarë mes tyre janë në stafin akademik të Gjirokastrës.

 

Të vetmet Universitete në rrethe që kanë nisur shkollën normalisht janë ato të Korçës dhe të Vlorës.

Më shumë video