Subscribe

Dhjetëra forca policore që zbarkuan në Kukës gjatë mbrëmjes së djeshme arrestuan gjatë natës duke u gdhirë e diela 23 persona.

 

Të gjithë ata u prangosën sipas urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria, pas protestës së dhunshme që përfundoi me lëndimin e disa policëve, si dhe shkatërrimin e vendpagesës së tarifave për rrugën e Kombit.

 

Por shumë nga familjarët e të arrestuarve u mblodhën para komisariatit të policisë, duke protestuar për ndalimet, që sipas tyre ishin të padrejta.

 

Ne mbështetje te banoreve shkuan edhe deputete te opozitës, te cilët përkrahen protestën e banoreve.

 

Tubimi i qytetarëve vijoi edhe në orët e pasdites. Ata paralajmëruan se nuk do të largohen derisa familjarët e tyre të lihen të lirë.

 

Policia publikoi emrat e 23 te ndaluarve, që akuzohen për ushtrim dhune dhe shkatërrim të pronës. Ndërkohë sipas policisë, te tjerë persona jane shpallur ne kërkim për të njëjtat vepra penale.

 

Pas qëndrimit zyrtar te policisë se Kukësit, i menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit te bashkisë se qytetit verior.

 

Bashkim Shehu i beri thirrje politikes te shtensionoje situatën, qeverise te heqë rrethimin e policisë nga qyteti, bashkëqytetareve te ruajnë qetësinë dhe reflektim per heqjen e tarifës.

 

Edhe shoqata e biznesit në Kukës doli në mbështetje të protestuesve. Sipas tyre, taksa është e padrejtë.

 

E ndërsa të ndaluarit pritet të dalin në gjykatë për njohjen me masën e sigurisë, në rrugën e Kombit është rikthyer qetësia. Lëvizja e makinave vijon normalisht, por pa pagesë, për shkak të shkatërrimit total të aparaturave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *