Subscribe

Aplikimi i Taksës në Rrugën se Kombit ka sjellë reagimin e parë nga prodhuesit dhe shoferët kosovarë, të cilët e

 

Aplikimi i taksës ne “Rrugën se Kombit” ka sjelle reagimin e pare nga prodhuesit dhe shoferët kosovarë, të cilët e kanë cilësuar tepër të larte tarifën.

 

Mëngjesin e kësaj të mërkure rreth 150 kamionë kanë hyrë në territorin shqiptar. Shoferët kishin vendosur në mjetet e tyre edhe pankarta ku shkruhej: “Ruaje zot Shqipërinë prej shqiptarëve” dhe “Pas mbledhjes së dy qeverive nis “lehtësimi” për biznesin shqiptar.

 

Ata kundërshtuan vendosjen e çmimit, duke e konsideruar një barrë te shtuar për bizneset.

 

Në protestë ishin importues të kripës, hekurit, tullave dhe mallra ushqimore.

 

Ata thane se taksa po i nxit qe të braktisin prodhuesit shqiptare, pasi vendet e tjera të rajonit kanë taksa më të ulëta.

 

Taksen 22.5 euro e ka kundërshtuar edhe kreu i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu.

 

Tarifat e reja qe u testuan pak ditë më pare sot kanë hyre ne fuqi.

 

Për të shmangur incidentet ne piken kufitare të Morinit u vendosen edhe forca të shumta policore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *