E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protesta për shkollën në Mengel, lirohet pas 6 orësh rruga

Lirohet pas 6 orësh rruga Elbasan-Librazhd, e cila qëndroi e bllokuar nga protestuesit e shkollës së fshatit Mengel në Elbasan.

 

Këtë të martë protesta e prindërve dhe e nxënësve të këtij fshati ka përshkallëzuar deri në bllokimin e rrugës, pasi ato janë kundër mbylljes së shkollës.

 

Reklamë

Vendimi për mbylljen e kësaj shkolle bën që nxënësit e këtij fshati të udhëtojnë çdo ditë për në qytetin e Elbasanit për të ndjekur mësimin për shkak se shkolla e tyre është mbyllur vitin e kaluar pasi u dëmtua pas lëkundjeve të tërmetit dhe është cilësuar e rrezikshme.

 

Janë 271 nxënës qe prej 17 shtatorit nuk ulen në bankën e shkollës, por protestojnë bashkë me prindërit për hapjen e shkollës së fshatit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë