Subscribe

Këtë të enjte, banorët e “5 Majit” në Tiranë protestuan para Parlamentit këtë të enjte, ku po zhvillohet seanca plenare.

 

Ndërkohë banorët kanë marshuar drejt ambasadës amerikane pasi sipas tyre, të huajt i dëgjojnë problemet e tyre. Prej disa javësh banorët protestojnë për shembjen e banesave të tyre, të cilat janë prekur nga projekti i rindërtimit në këtë zonë. Ata kërkojnë kontrata të rregullta, ndërsa thonë se bashkia nuk u ka dhënë sqarime për pronat e tyre.

 

Deputetët demokratë, përkrahës të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe pjesë e komisionit të Rithemelimit të PD i janë bashkuar protestës së banorëve para parlamentit. Ata kanë lënë seancën dhe i janë bashkuar protestuesve duke dëgjuar dhe ankesat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *