E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protesta para Kuvendit, 1 person i arrestuar nga policia

Një person është arrestuar nga policia për protestën e djeshme që u zhvillua para Kuvendit.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se në pranga ka rënë Mustafa Veizi.

Gjatë pasdites së djeshme, u bënë disa shoqërime në komisariat nga efektivët e policisë.

Pas disa orësh në komisariat, ata u lanë të lirë, ndërsa në qeli ka mbetur vetëm një person, i cili pritet të dalë para gjykatës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë