Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar për protestën para Bashkisë së Tiranës.

Në një deklaratë, delegacioni i BE dënon dhunën dhe thotë se akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, shkruan delegacioni i BE.

Po ashtu ka reaguar edhe Ambasada e SHBA, e cila thotë se aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme”, thuhet në deklaratën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *