E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Protesta paqësore në Prishtinë

Presidentja e Kosovës ka përshëndetur protestën e opozitës, duke e cilësuar atë si një tubim plot dinjitet me rastin e pavarësisë së Kosovës. “Sot në kryeqytetin tonë pati festë dhe protestë, te dyja pjesë të pandashme të demokracisë”, – thuhet në njoftimin për shtyp të kryetares së shtetit. Jahjaga ftoi palët që të vijojnë të punojnë për të ardhmen e vendit. Ky tubim i mbajtur në këtë përvjetor të 8 të pavarësisë është përshëndetur dhe nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në rrjetin social twitter. Përmes një komenti, Delawei theksoi se ndihet i lumtur që marshimi ishte paqësor.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë