E shtunë, 7 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Protesta në Unazë/ Burg për tre protestuesit e Astirit

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën arrest me burg për tre banorët e Astirit të arrestuar pak ditë më parë.

 

Ilir Katiraj, Gramoz Shehu dhe Skënder Doda akuzohen për veprat penale prishje e rendit public, pengim I qarkullimit të mjeteve të transportit si dhe organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme.

 

Reklamë

Por vendimi I gjykatës nuk është mirëpritur nga avokati i të pandehurve, I cili e cilësoi atë si politik. Nga ana tjetër edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, që mori pjesë në seancën gjyqësore, hodhi akuza se po mohohet e drejta për të protestuar.

 

“Kjo është protestë qytetare, jo protestë e PD. Do të tërhiqemi për vendim sesi do të reagojmë ndaj këtij pushtuesi dhe krimineli. Ndërkombëtarët të mbajnë qëndrim. Po mohohet e drejta për të protestuar. Këta janë qytetarë, nuk janë politikanë.”

 

Para gjykatës ishin mbledhur dhjetëra banorë të Astirit në mbështetje të tyre.

 

 

Më shumë video

Reklamë