E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Maqedoni, protestuesit djegin fotot e Ivanov

Pak dite pasi sulmuan zyrën e presidentit Ivanov ne Shkup, protestuesit e zemëruar dogjën fotot e tij. Kjo e marte shënoi ditën e 13 te protestave ne Maqedoni, ku mijëra qytetare shprehen kundërshtimin ndaj vendimit te kreut te shtetit per faljen e politikaneve te korruptuar. Si ditët e shkuara protestuesit qëlluan me topa me ngjyre Ministrinë e Drejtësisë dhe zyrën e presidentit. Ata thërrisnin nuk ka drejtësi, nuk ka paqe. Protestat u shtrin edhe përtej kryeqytetit, ne Tetove, por edhe ne Kumanove. Protestuesit marshuan nga Gjykata Themelore drejt zyrës se presidentit Ivanov per te kërkuar dorëheqjen e tij. Shqiptaret mbanin parulla ne shqip, ku shprehnin edhe mbështetjen per Prokurorinë Speciale, ndërsa theksonin se ish-kryeministri Gruevski nuk mund t’i shmanget drejtësisë. Por flamujt shqiptare ishin te pakte. Protesta u zhvillua e qete dhe pa incidente.

Më shumë video

Reklamë